Shkurt.ch
15 vjet burg shqiptarit nga Maqedonia për tentimvrasje të kosovarit
Prokurori kishte kërkuar 18 vjet burg për tentim vrasjeje. Sipas tij, dorasu kishte vepruar me gjakftohtesi dhe në mënyrë të paskrupullt
Gjykata e Lartë e Kantonit të Bernës ia ka vërtetuar sot një shqiptari nga Maqedonia dënimin me 15 vjet burg, të shqiptuar më parë nga Gjykata Regjionale për tentimvrasje. Viktima, një shqiptar nga Kosova ka shpëtuar nga vdekja por ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore, i lidhur tërë jetën për karrocën invalidore.
Krimi ka ndodhur në verën e vitit 2012, kur 29 vjeçari nga Maqedonia në afërsi të stacionit hekurudhpr në Konolfingen të Bernës kishte qëlluar me armë zjarri kosovarin për shkak të borxhit që ky i fundit i kishte. Një borxhli tjetër të cilin ai po ashtu e kishte qëlluar kishte arritur të ikte dhe kishte shpëtuar pa lendime, shkruan derbund.ch.
Dorasi kishte ushtruar ankesë në gjkatën e lartë me pretendomin se aktin e ka kryer në një moment të dëshpërimit të thellë, transmeton albinfo.ch. Sipas avokatit të tij, një dënim prej më së shumti 10 vitesh burg do të ishte masa adekuate për veprën e klientit të tij.
Por nga ana tjetër prokurori kishte kërkuar 18 vjet burg për tentim vrasjeje. Sipas tij, dorasu kishte vepruar me gjakftohtesi dhe në mënyrë të paskrupullt.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









