Lajme
140 punëtorë nga Kosova, me viza sezonale, arritën në Austri
Qindra punëtorë kosovarë të cilët kishin viza sezonale por për shkak të pandemisë nuk arritën të vinin për të punuar në fermat austriake, duket se më në fund e kanë arrit qëllimin.
140 punëtorë nga Kosova zbritën të martën në aeroportin e Linz-it në Austri. Ata thuhet se do të punojnë në vjeljet e pemëve dhe perimeve në Austrinë e Epërme. Kështu tha organizatori i fluturimeve dhe drejtori i Shoqatës së prodhuesve të pemëve dhe perimeve i Austrisë së Epërme, Stefan Hamedinger, shkruan kurier.at, transmeton Albinfo Austria.
Gjatë javëve të fundit, gjithsej 1,040 ndihmës kanë ardhur në Austri me gjashtë fluturime nga Rumania, Ukraina dhe së fundmi edhe nga Kosova. Shumica e tyre janë të punësuar në Austri të Epërme, por edhe në Austri të Ulët dhe Tirol dhe madje edhe në Vorarlberg, Kärnten dhe Steiermark.
Fatkeqësisht, punëtorët (nga Kosova) erdhën rreth katër javë më vonë për shkak të pengesave burokratike nga Covid-19 dhe tani mund të përdoren vetëm për të kufizuar dëmin.
Qëllimi është të sjellim sa më shumë të jetë e mundur të asaj që është mbjellë dhe tashmë është pjekur si: dredhëzat dhe shpargujt dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre. Punëtorët do të përdoren më vonë edhe për vjeljen e kajsive dhe qershive dhe më në fund edhe të perimeve të freskëta. Ata do të punojnë këtu deri në vjeshtë. “Bota austriake e prodhimeve bujqësore është përsëri në rregull”, tha ai. Hamedinger është mirënjohës ndaj ministrive përgjegjëse austriake dhe politikanëve të shtetit për mbështetjen e tyre dhe mundësinë e arritjeve të punëtorëve në Austri, përcjell Albinfo Austria.
Nga më shumë se një mijë ndihmës-punëtorë të ardhur nga vende të ndryshme për të punuar në Austri, katër prej tyre janë identifikuar me koronavirus, megjithatë simptomat e tyre ishin të shkallës së ulët dhe askush nuk kishte nevojë për trajtim në spital apo nuk kishte transmetim të infeksioneve te punëtorët e tjerë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









