Kosova
14 vrasje kanë ndodhur përgjatë nëntë muajve të këtij viti në Kosovë
Nga janari deri në shtator janë regjistruar edhe 1981 raste të dhunës në familje, thuhet në raportin nëntëmujor janar-shtator 2024 të Policisë së Kosovës.
Në raport thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve të këtij nëntëmujori krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 ka shënuar ulje, nga 36,263 në 35,818 raste. Po ashtu, edhe rënie të veprave penale nga 20,417 në 20,311.
Nga të dhënat e mbledhura të Policia të cilat janë krahasuar me një vit më parë ka dalë se vrasjet nga 25 raste kanë rënë në 14 raste në periudhën nëntëmuajshe; lëndim i rëndë trupor nga 167 në 163; vjedhjet nga 3134 në 2825; vjedhjet e rënda nga 2082 në 1592; grabitjet nga 65 në 57 dhe dhuna në familje nga 1897 raste në 1981 raste, ose rritje për 4.4%.
Në raport paraqitet edhe numri i aksidenteve, që sipas policisë ka pasur më pak se për nëntë muajt e 2023-tës – nga 17,424 në 17,005 aksidente më 2024.
E aksidente me fatalitet nga janari deri në shtator 2024 janë regjistruar 65.
Për këtë periudhë policia ka konfiskuar 939 armë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












