Lajme
14 vjet burg shqiptarit për plagosjen e dy bashkëkombësve të tij
Dy shqiptarë të Kosovës ishin përplasur me kamarierin nga Lugina e Preshevës në Rickenbach (SG) për shkak të masave të Korona-s, në hotelieri

14 vjet burg dhe më pas 15 vjet dëbim nga vendi. Ky është vendimi i Gjykatës së Qarkut në Münchwilen në procesin gjyqësor kundër një kamarieri 36-vjeçar në lokalin Kulthaus në Rickenbach, transmeton albinfo.ch. Ai kishte qëlluar dy mysafirë të restorantit në maj të vitit 2021, me ç`rast kishte plagosur rëndë njërin prej tyre.
Shqiptari nga Serbia (Lugina e Preshevës) ka qëlluar dy mysafirë në lokalin Kulthaus në Rickenbach të paktën shtatë herë nga afërsia me një pistoletë, duke i goditur tri herë dhe duke i plagosur të dy – njëri prej tyre në rrezik për jetën.
Kjo ishte e padiskutueshme në procesin gjyqësor të 12 dhjetorit në Gjykatën e Qarkut Münchwilen, shkruan tagblatt.ch. Megjithatë, sipas informacioneve të dhëna nga prokuroria dhe mbrojtja, viktimat dhe autorët, rrjedha e krimit dhe motivi i krimit ishin të ndryshme.
Dy ose tre javë para krimit, dy viktimat, dy shqiptarë të Kosovës, ishin përplasur me kamarierin në lokalin Kulthaus për shkak të masave të Korona-s që ishin në fuqi për sektorin e hotelierisë në atë kohë, përcjell albinfo.ch. Konflikti ishte thelluar për shkak të incidenteve të mëtejshme kur të dy vizituan përsëri lokalin në mbrëmjen e së dielës së bardhë (festë fetare e krishterë) 2021. Tani ata ishin marrë vesh të sqaroheshin – pas mbylljes së restorantit, para lokalit.
Sulmuesi u tha gjyqtarëve në Gjykatën e Qarkut Münchwilen dy javë më parë se ai ishte sulmuar dhe kishte vepruar në vetëmbrojtje. Arma ishte e ruajtur në një magazinë në lokal. Ai ka përdorur atë dhe ka qëlluar vetëm për të trembur kundërshtarët. Versioni i viktimave dukej ndryshe. Ata thanë se i pandehuri papritmas u kishte drejtuar një armë dhe i kishte qëlluar.
Tashmë 36-vjeçari u kërkoi falje viktimave në procesin gjyqësor, por i bëri pjesërisht përgjegjës për përshkallëzimin për shkak të provokimeve.
Gjykata nuk e ka besuar historinë e vetëmbrojtjes, të treguar nga i pandehuri. Vendimi gjyqësor në masë të madhe përputhet me kërkesën e prokurorit. Gjyqtarët janë gjithashtu të bindur se i pandehuri ka vepruar në mënyrë të paskrupullt dhe nga krenaria e lënduar.
Kështu, shtetasi i Serbisë duhet të vuajë një dënim me burg prej 14 vjetësh për tentativë vrasjeje të shumëfishtë. Më pas ai do të dëbohet nga vendi për 15 vjet. Përveç dëbimit nga vendi, prokuroria kishte kërkuar edhe dënimin me 16 vjet burg, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu, personi i dënuar duhet të paguajë shpenzimet procedurale dhe dëmshpërblimin e viktimës prej rreth 130.000 frangash. Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.
I dënuari ndodhet tashmë në burg, prej një kohe të gjatë. Pas arratisjes së tij, arrestimit në Hungari dhe ekstradimit të tij në Zvicër, ai ishte vendosur në paraburgim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë