Bota
14-vjeçari nga Maqedonia plaçkit një bashkëmoshatar me pistoletë në Vjenë
Aty, 14-vjeçari ia drejton pistoletën në kokë duke ia marrë të hollat, që më pas të arratiset me shokun e tij
I armatosur me një pistoletë frikësuese, adoleshenti 14-vjeçar maqedonas, së bashku me një shok të vetin, 15-vjeçar, kanë plaçkitur një adoleshent tjetër 15-vjeçar në lagjen Neubau të Vjenës në Austri.
Para se të merrnin arratinë, ata i plaçkitën 40 euro nga viktima. Pak më vonë, sulmuesit janë ndaluar nga njësiti special policor i Vjenës, WEGA.
Viktima 15-vjeçare ka qenë duke ecur me një bashkëmoshatar të vetin në rrugën “Zollergasse”, kur 14-vjeçari me shokun e tij filluan ndjekjen e tyre, duke i vendosur në një rrugë më pak të frekuentuar, shkruan “Kronen Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Aty, 14-vjeçari ia drejton pistoletën në kokë duke ia marrë të hollat, që më pas të arratiset me shokun e tij.
Dy të rinjtë e tronditur e kanë alarmuar policinë. Njësiti special WEGA i ka hetuar sulmuesit pak më vonë, në rrugën “Gumpendorfer Strasse” në Mariahilf duke i ndaluar në vendngjarje, transmeton albinfo.ch.
Pistoleta dhe 40 eurot u janë konfiskuar. Pas pranimit të kryerjes së veprës, ata janë dërguar në burgun përkatës Josefstadt.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









