Fun
130 mijë euro gjenden në lumin Danub në Vjenë, askush nuk lajmërohet
Dy studentë të moshës 20 dhe 22 vjeç, derisa kalonin pranë lumit të Danubit në Vjenë shohin kartëmonedha duke lundruar mbi ujë. Njëri prej tyre menjëherë futet në ujë për të “peshkuar”. Kartëmonedhat ishin të gjitha të vlerës 500 euro dhe 100 euro.
Shumat të cilat i ka nxjerrë studenti bashkë me shokun e tij ishin 130 mijë euro. Për këto para, ata thërrasin policinë. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për para të falsifikuara, por më pas u konstatua se ishin të vërteta.
Ndërkohë policia austriake që prej pesë ditësh është në kërkim të pronarëve të parave, por deri tash askush nuk është lajmëruar. Autoritetet austriake dyshojnë se këtu ka të bëjë më shpërlaje parash dhe pronarët e këtyre parave mund të jenë nga Ballkani.
Sipas mediave austriake, në rast se konstatohet se paratë nuk kanë ndonjë prejardhje të dyshimtë, atëherë personat, të cilët gjetën paratë, mund të ndajnë mes vete gjithë shumën prej 130 mijë eurosh.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











