Kosova
13 vjet që kur GjND-ja dha opinionin se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar
22 korriku i 13 vjetëve më parë shënon ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbente shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se kjo shënon vulën e asaj që përkrahësit e drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës.
Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që përkrahësit e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës”, shkroi Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se ky vendim është realitet dhe i pakthyeshëm.
“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, shkroi Osmani, përcjell albinfo.ch.
Më 22 korrik 2010, GJND-ja konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












