Lajme
13 mijë shqiptarë të konvertuar në krishterë
Vendin e parë për konvertim e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë, Gjermania është e treta me 15 mijë dhe Shqipëria e katërta me 13 mijë besimtarë
Që nga vitet 1960, në Shqipëri ka pasur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga feja islame në atë të krishtere. Pjesa më e madhe e këtyre konvertimeve ka qenë në formën e kristianizmit evangjelist apo pentekostal, por ka pasur edhe konvertime në katolik apo ortodoks.
Kështu thuhet në një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane: Një Census global”, me autorë Duane Alexander Miller, nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga WEC International Singapore, lidhu me besimin në Shqipëri.
Sipas tyre Shqipëria është në vendin e parë në Evropë, mes besimtarëve të krishterë, të cilët janë konvertuar si të tillë pasi më parë kanë qenë myslimanë. Ndërkohë disa të konvertuar të tjerë, deklarojnë se vazhdojnë që të mbeten, në një farë mënyre, edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit, citon Bota.al.
Studimi i gjatë, shpjegon në hollësi se si dy autorët kanë siguruar vlerësimet dhe shifrat e të konvertuarve, kompleksiteti i kësaj pune, si dhe një listë të shteteve, të ndarë sipas kontinenteve, me numrin e besimtarëve në Krisht, të cilët kanë një të kaluar myslimane. Studimi përfshin edhe grafikë me vlerësime maksimale, minimale dhe mesatare të kësaj popullsie, që nga viti 1960 e deri më sot.
Kërkimet për studimin, sipas autorëve, kanë nisur që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”, autor i të cilit është Johnstone.
Qëllimi i këtij libri ka qenë të ofrojë një profil të secilit vend në botë, duke përfshirë edhe informacione për ndarjen etnike dhe fetare.
Sipas studimit, Shqipëria është mes 4 vendeve të para në Evropë, për numrin e të krishterëve me të kaluar myslimane.
Autorët vlerësojnë se janë 13 mijë shqiptarë të konvertuar në besimtarë të Krishtit. Vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë besimtarë, ndërkohë që pas saj renditet Gjermania me 15 mijë besimtarë.
Sa i përket Kosovës, sipas studimit, besimtarët e konvertuar në kristianizëm, me një të kaluar myslimane, kanë qenë 2000.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











