Kultura
13 artistë kosovarë prezantohen në një ekspozitë gjithëpërfshirëse në Vjenë
Një ndër galeritë më prestigjioze në qendër të Vjenës me hapësirë ekspozuese rreth 400 m2, „Galerie Lukas Feichtner“, organizon një ekspozitë me vepra të artistëve të rinj të Kosovës, duke prezantuar dymbëdhjetë pozicione të ndryshme artistike. Ekspozita do ta mbajë emrin “KosovArt”. Koncepti bazon në qëndrimin trevjeçar të kuratores Dr. Penesta Dika në Prishtinë, ku […]
Një ndër galeritë më prestigjioze në qendër të Vjenës me hapësirë ekspozuese rreth 400 m2, „Galerie Lukas Feichtner“, organizon një ekspozitë me vepra të artistëve të rinj të Kosovës, duke prezantuar dymbëdhjetë pozicione të ndryshme artistike. Ekspozita do ta mbajë emrin “KosovArt”. Koncepti bazon në qëndrimin trevjeçar të kuratores Dr. Penesta Dika në Prishtinë, ku ajo ligjëronte në Universitete dhe ishte njëkohësisht anëtare e bordit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, ku për gjashtë muaj ishte edhe drejtoreshë e bordit.
Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet më datën 21 janar, duke filluar nga ora 19.00.
Në këtë ekspozitë 13 artistë nga Kosova do të prezantojnë vepra të ndryshme artistike, duke përfshirë: pikturë, skulpturë, fotografi, videoinstalacion… Artistët nga Kosova që do të marrin pjesë në këtë ekspozitë janë: Shqipe Kamberi, Ardiana Shasivari Kika, Mirlinda Rexhepi, Kushtrim Sylejmani, Luan Bajraktari, Kushtrim Zeqiri, Driton Sylejmani, Din Azizi, Astrit Ismaili, Agon Nimani, Alketa Xhafa Mripa, Shpend Havolli dhe Ermira Çitaku.
Njëri nga artistët e kësaj ekspozite, Luan Bajraktari, ka thënë për albinfo.ch që artistët do të paraqesin tema të tabuizuara:
“Artistët prezantojnë veprat e tyre, të cilat i projektojnë dëshirat e tyre për një botë më të mirë. Në këtë ekspozitë do të paraqiten edhe çështje themelore, si krijimi i jetës, lindja dhe religjioni. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe veprat me aspekt feminist si dhe veprat artistike me tema specifike, që në veçanti e reflektojnë shoqërinë kosovare”, ka thënë ai.
“KosovArt” sjell edhe më shumë se kaq. E për t’i parë veprat e për t’u njohur me artin e ri të Kosovës, artdashësit kanë mundësi deri në ditën e parë të marsit, sa do të qëndrojë e hapur ekspozita.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Janar 2016
- Ora19:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit25 Qershor 2025 - 13:07
E-Diaspora
-
Fletëza , 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë Në duart e vogëlushëve tuaj ndodhet çelësi për ta zbuluar botën – një botë që nuk...
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
-
Mira Murati siguron fonde prej 2 mld euro për start-up-in e saj të ri në fushën e IA
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë