Lajme
129 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë, sipas UNESCO-s
Më 15 tetor në Paris UNESCO do të shpallë dy fituesit e këtij viti mbi projektin për edukimin dhe rritjen e barazisë gjinore në arsim. Laureatët do të marrin një çmim prej 50.000 dollarësh.
11 milionë vajza dhe gra të reja nuk mund të kthehen në shkollë, pas ndikimit të pandemisë.
Ndërsa 129 milionë vajza nuk kanë shkuar në shkollë para se pandemia të përhapej dhe dy të tretat e fëmijëve që nuk kanë shkelur kurrë në shkollë janë vajzat, sipas UNESCO-s.
Që nga 2016, Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ka iniciuar një konkurs për të nxitur të rinj dhe të reja, dhe organizata të tjera të punojnë për një platformë për të arritur barazinë gjinore në arsimimin e vajzave dhe grave.
Më 15 tetor, në Paris të Francës, do të mbahet konferenca për të vlerësuar laureatët e këtij viti me një çmim prej 50.000 dollarëve.
Vitin e kaluar fitues ishin dy; Shilpa Syra Foundation për rritjen dhe përfshirjen e vajzave në edukimin mbi teknologjinë emergjente në Sri lanka dhe Girl child Network, për barazinë dhe eksesin e vajzave në shkollën fillore ne zona të thella të Kenyas.
Ceremonia do të përfshijë një festë të 10 laureatëve të saj të parë dhe përfundimin me sukses të ciklit inaugurues të Çmimit (2016-2020) dhe do të përfundojë me fillimin e projektit “Promovimi i edukimit shëndetësor shkollor për vajzat në Afrikë në epokën COVID-19” , mbështetur nga UNESCO dhe Universiteti i Pekinit./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













