Kosova
125 shqiptaro-amerikanë i drejtohen Sekretarit Blinken, kërkojnë më shumë mbështetje për Kosovën
125 shqiptaro-amerikanë i janë drejtuar me një letër sekretarit të SHBA-së, Anthony Blinken, përmes të cilës kanë kërkuar më shumë mbështetje për Kosovën. Kjo është bërë e ditur nga një prej autorëve të letrës, Drilon Gashi, përcjell albinfo.ch.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se nënshkruesit e letrës janë nga 25 shtete, ndërkaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gashi ka treguar se cilat janë tri pikat kryesore të kësaj letre. “Janë tre pika kryesore. E para është që gjithsesi në këto momente të ndjeshme sigurie në pjesën veriore duhet të ketë më shumë mbështetje për Kosovën në shtrirjen e sovranitetit dhe në jetësimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale atje. Njëkohësisht kishte një thirrje që në përgjithësi të ketë ndryshim në qasjen aktuale të politikës së Shteteve të Bashkuara të Ballkanit dhe të ketë më shumë mbështetje për shtetet sikurse Kosova dhe shtetet e tjera që janë më demokratike, më përkrahëse të politikave të jashtme dhe të mos bëhet që tentimi për ta përafruar Serbinë të ketë pasoja për miqtë e tjerë të SHBA-së në rajon, e në veçanti për Kosovën. Në fund, letra bën thirrje që të ketë një zgjidhje të menjëhershme për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, kjo thirrje është për SHBA-në dhe Qeverinë e Kosovës për kërkesën që bashkarisht të dalin nga situata aktuale”, tha ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














