Lajme
120 mijë vende të reja pune, mision i mundshëm për Mustafën?
Për dallim nga fushata, në ekspozenë e tij të parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Mustafa, nuk ka përmendur shifra por vetëm zotime
Krijimi vendeve të reja të punës ka qenë premtimi kryesor i partive politike të Kosovës, në fushatën elektorale për zgjedhjet e tetë qershorit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri i zgjedhur Isa Mustafa, pati premtuar 120 mijë vende pune, pjesa më e madhe është paraparë të punësohen në bujqësi dhe veprimtari prodhuese.
Por, për dallim nga fushata, në ekspozenë e tij të parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Mustafa, nuk ka përmendur shifra por vetëm zotime.
Kurse, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaqi, tashmë zëvendës kryeministër, përmes një fondi prej 1.5 miliard eurosh synonte të zbusë papunësinë.
Ai kishte premtuar krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës, nga 50 mijë për katër vite.
Sidoqoftë, ekspertë për çështje ekonomike shprehen skeptik në mundësinë e krijimit të numrit të vendeve të reja të punës.
Profesori Musa Limani, për Radion Evropa e Lirë, thotë se situata aktuale ekonomike nuk mundëson krijimin e një numri të madh të vendeve të reja të punës. Ai thotë se premtimet kanë mbetur vetëm në kuadër të fushatës.
“Ajo deklaratë mbetet vetëm deklaratë e fushatës kurse ne jetën praktike nuk ka asnjë mundësi që të punësohen 120 mijë punëtorë, për shkak se për çdo vit duhet të punësohen se paku 30 mijë veta. Kurse deri më tani, sipas situatës se tanishme, në sektorin sektori privat dhe atë publik, brenda një viti janë punësuar 6-7 mijë punëtorë”, thekson Limani.
Sidoqoftë, nëse kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa realizon premtimin e tij, sipas ekspertëve të ekonomisë, i bie që rreth 125 qytetarë të punësohen për çdo ditë pune, pa përfshirë festat.
Ndërkaq, sipas disa projekteve të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet se në katër vitet e fundit janë punësuar 26 mijë qytetarë.
Në anën tjetër profesori në Fakultetin Ekonomik më Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, thekson se pavarësisht vështirësive në përmbushjen e këtij premtimi, mundësitë ekzistojnë por varet nga puna e qeverisë.
“Krijimi i vendeve të reja të punës nuk ka qenë prioritet asnjëherë në asnjë qeveri në 15 vitet e fundit. Mua më gëzon fakti që dy partitë e koalicionit qeverisës të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, prioritetin numër një programet e tyre zgjedhore e kanë pasur gjenerimin e vendeve të reja të punës”.
“Unë po shpresoj se ai program të realizohet, vendet e punës për të cilat ka shumë nevojë Kosova, të rinjtë dhe popullsia në përgjithësi”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, papunësia mbetet problem më tepër se një dekadë. Në të gjitha zgjedhjet, qoftë të përgjithshme apo lokale, subjektet ekonomike kanë premtuar uljen e shkallës se papunësisë dhe varfërisë, por në realitet gjithmonë ka mbetur njëjtë.
Të dhënat që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë të realizuar në vitin 2011tregojnë se gati gjysma e popullatës e aftë për punë, apo 44.9 për qind, janë të papunë. Kurse 55 për qind llogaritet papunësia tek të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












