Lajme
12-vjeçarja shqiptare në Itali gjendet e pajetë pranë kopshtit të banesës së saj
Babai i saj kërkon të vërtetën
12-vjeçarja shqiptare u gjet e pajetë të premten e kaluar në kopshtin e shtëpisë së saj në zonën Conegliano, në provincën e Trevisos.
“Dua të di të vërtetën. Nëse vdekja e vajzës time ishte pasojë e një loje të shkuar keq apo nëse kanë ardhur njerëz të tjerë që lënduan fëmijën tim”.
Ndërkohë, Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur hetimet për vdekjen e vajzës me origjinë shqiptare, por në dosjen gjyqësore për momentin nuk ka hetime dhe as hipoteza krimi. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, madje as vetëvrasjen, përcjell albinfo.ch.
“Nuk mendoj se është bullizuar, ajo ishte e lumtur, madje nuk kishte as telefon. Unë nuk akuzoj askënd: dua të vërtetën”, thotë babai i saj. Tragjedia ndodhi pasditen e së premtes, më 16 shtator, në kopshtin e shtëpisë në Conegliano, qyteza ku ishte shpërngulur pak muaj më parë vajza 12-vjeçare me familjen e saj shqiptare. Dhe më 12 shtator, vetëm katër ditë para epilogut tragjik, ajo kishte filluar të ndiqte shkollën në një qytet në zonën e Coneglianese.
Pasditen e së premtes vajza ishte në shtëpi me familjen e saj. Ajo doli në kopsht për të luajtur me vëllain e saj të vogël dhe një mik tjetër. Trupi i saj u gjet i pajetë pranë një pemë. Pista më e besueshme, sipas policisë, është vetëvrasja, pasi sipas informacioneve të mbledhura, 12-vjeçarja kishte zhvilluar një formë të rëndë depresioni të shkaktuar nga shpërngulja nga vendi i origjinës.
Vajza nuk fliste italisht, dhe kjo është një arsye tjetër që mund ta kishte rritur ndjenjën e izolimi. Një ndjenjë trishtimi që as fillimi i shkollës dhe njohja e miqve të rinj nuk kishin mundur ta largonin. Hetimet do të hedhin dritë mbi misterin rreth historisë së tmerrshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












