Lajme
12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 75 për qind e të infektuarve të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë infektuar 12 persona me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 170 teste të dyshuar si të infektuar, por vetëm 12 prej tyre kanë dalë pozitiv.
Rastet e të prekurve janë 8 në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 rast në Fier.
“Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Shpërndarja e të prekurve me COVID-19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75 për qind janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”, tha Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












