Zhvillim
12 milionë euro për romët e Ballkanit dhe program për kosovarët që kthehen
Të dyja këto programe janë menduar si masa për t`i dalë në rrugë fluksit të madh të migrantëve nga Ballkani drejt Gjermanisë
Ministria për Zhvillim e Qeverisë Federale të Gjermanisë ka vendosur të japë 12 milionë euro për përmirësimin e gjendjes së romëve në Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht është në përgatitje e sipër edhe një program për trajtimin e refugjatëve të kthyer kosovarë, shkruan focus.de.
Të dyja këto programe janë menduar si masa për t`i dalë në rrugë fluksit të madh të migrantëve nga Ballkani drejt Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse romët në vendet ku jetojnë në Ballkan nuk janë të përndjekur, ata shpeshherë janë të diskriminuar, thekson ministri i zhvillimit, Gerd Müller.
Ai këtë e dokumenton duke thënë se “ai që nuk jeton në një shtëpi me kushte të denja për njeriun, nuk ka sigurim shëndetësor dhe as punë të paguar, e merr rrugën në sy. Por ne dua që njerëzit nga Ballkani të kenë një perspektivë në vendet e tyre”.
Në gjysmën e parë të vitit 2015 në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 25.000 romë, transmeton albinfo.ch. Ky numër është afërsisht sa një e treta e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve nga i gjithë Ballkani.
Programi për mbështetjen e kthimit në Kosovë ndërkaq ka në fokus të tij promovimin e arsimit dhe punësimit, thuhet në focus.de, ku nuk jepen të dhëna më të detajuara lidhur me këtë çështje.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













