Lajme
12 miliardë euro është vlerësuar “Trepça”
Rezervat minerale të rikuperueshme të vlerësuara të “Trepçës” sillen prej 8 deri në 12 miliardë euro dhe ndërmarrja ka potencial për t’u bërë një nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj në Ballkan, thuhet në një dokument të përgatitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për palët e interesit në gusht të këtij viti.
Këto vlerësime për rezervat nëntokësore të “Trepçës” AKP-ja i bazon në opinionin e një eksperti, shkruan Zëri.
Sipas këtij dokumenti, “Trepça” aktualisht është duke operuar në shkallë të vogël me të ardhura minimale dhe shpenzime të mëdha.
Si pasojë, ky grup i minierës krijon humbje të mëdha dhe shpenzime të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës, si dhe komunitetin e donatorëve.
“Kjo gjendje e afarizmit nuk është e qëndrueshme”, thuhet ndër të tjera në dokument.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












