Shqipëria
12 mijë policë në gatishmëri për zgjedhjet e 30 qershorit
7000 efektivë policie pritet të angazhohen me 30 qershor për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Hartuesit e planit kanë menduar të caktojnë nga 2 efektivë jashtë qendrave të votimit, ndërsa për shkak të mungesave të burimeve njerëzore do të angazhohen dhe policia rrugore, e kufirit, por dhe ata të ruajtjes së objekteve.
Mbrëmjen e 29 qershorit punonjësit e policisë pritet të marrin në mbrojtje materialet dhe objektet zgjedhore në të gjithë vendin.
Kur duhet dhe më pak se një javë nga data e zgjedhjeve, policia ka përfunduar trajnimin e efektivëve dhe po punon për krijimin e kushteve të mbarëvajtjes së procesit për ditën e votimeve.
Rreth 7000 mijë efektivë policie pritet të angazhohen në terren me 30 qershor në qendrat e votimit, të cilët do të mundësojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ashtu siç e parashikon dhe kodi zgjedhor që punonjësit e policisë duhet të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit, hartuesit e planit pranë policisë së shtetit kanë parashikuar të vendosin 2 efektivë për qendër votimi.
Për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, efektivët në rrethe do të ndihmohen nga ata të policisë kufitare dhe ata të ruajtjes së objekteve.
Gjithashtu për garantimin e rendit dhe sigurisë në funksion të punonjësve të policisë do të vihen në dispozicion dhe rreth 350 makina civile dhe automjete të drejtorisë së kufirit dhe migracionit, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












