Maqedonia
12 infermiere në muaj ikin nga Maqedonia e Veriut, më së shpeshti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër
Vetëm vitin e kaluar, rreth 2,000 infermiere lanë punën dhe shkuan jashtë Maedonsië së Veriut
Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia. Ato kërkojnë rekomandime nga shoqatat dhe spitalet ku punojnë. Më së shpeshti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër, por gjithnjë e më shumë edhe në Kroaci, thonë nga Shoqata e parë e infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv nga Maqedonia e Veriut.
“Infermieret duan të mësojnë dhe të largohen, dhe nuk duan të punojnë në Maqedoni, arsyeja është paga e ulët, ka shumë punë. Jemi të mbingarkuar. Jemi një numër i vogël. Një motër punon sa për tre veta. Një infermiere në kujdesin intensiv kujdeset për 5-6 pacientë. Kjo është shumë. Një infermiere duhet të kujdeset për një pacient. Kemi kaluar kovidin, kemi kaluar shumë momente të vështira dhe ende nuk kemi mirëkuptimin e institucioneve të rëndësishme për të vlerësuar punën tonë”, deklaroi për Alsat Juliana Kazanxhiska – kryetare e Shoqatës së infermierëve të anestezisë, reanimacionit.
Vetëm vitin e kaluar, rreth 2,000 infermiere lanë punën dhe shkuan jashtë vendit.
“Përveç të rinjve, po largohen edhe infermieret me mbi 20 vjet përvojë pune, motrat që kanë stazh, marrin guxim dhe largohen nga Maqedonia, shumica e tyre janë infermiere nga degët e internistëve dhe kirurgjisë, anestezisë, infermieret që janë të trajnuara mirë, kanë njohuri dhe largohen”, shtoi Juliana Kazanxhiska – kryetare e Shoqatës së infermierëve të anestezisë, reanimacionit.
Në nivel shtetëror, vendi përballet edhe me mungesë të mjekëve.
“Rritja e pagave do të ndikonte në qëndrimin e mjekëve në këtë vend. Rrethanat ekonomike janë arsyeja e migrimit të personelit shëndetësor në të gjithë Evropën, por ne, si një vend ku vazhdimisht zvogëlohet popullsia, jemi më të kërcënuar se vendet e tjera. Ne nuk jemi një vend që ka një prodhim të brendshëm bruto të madh, me të cilin do të tërhiqnim mjekë të huaj për të ardhur dhe punuar në Maqedoni, dhe ne duhet të mbështetemi në stafin tone”, u shpreh edhe mjeku Nikola Bakraçeski.
Nëse bëhen ndryshime shtesë në rregulloren shëndetësore, një numër i mirë mjekësh mund të mbahen në vend, thotë Bakraçeski.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













