Lajme
117 vjeçarja, gruaja më e vjetër në Evropë mposht koronavirusin
Është bërë e ditur se personi më i vjetër në Evropë, murgesha franceze, Andre, ka mposhtur sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, dhe do të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë javë, transmeton albinfo.ch.
Lucile Randon, që ka marrë emrin Motra Andre kur i është bashkuar rregullit katolik më 1944, ka rezultuar pozitive në testet për koronavirus në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në Toulon në jug të Francës, më 16 janar.
Ajo ka qenë e izoluar nga banorët tjerë, mirëpo nuk ka shfaqur simptoma.
E pyetur nëse ka qenë e frikësuar që është infektuar, Motra Andre i ka thënë televizionit francez, BFM se nuk ka qenë e frikësuar që mund të vdesë.
“Jam e lumtur që jam me ju, mirëpo do të doja të isha diku tjetër – t’iu bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”.
David Tavella, zëdhënës për shtëpinë ku jeton ajo, ka thënë se ajo është mirë me shëndet.
“Ne konsiderojmë se ajo është shëruar. Ajo është e qetë dhe mezi po pret të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë të enjte”.
Ai ka thënë se Motra Andre, e cila është e verbër, do të festojë ditëlindjen e saj me një grup të vogël të banorëve, për dallim nga e kaluara, meqë ekziston rreziku për infektim nga koronavirusi.
“Ajo ka qenë shumë me fat”, ka shtuar ai.
Motra Andre, e cila ka lindur më 11 shkurt të vitit 1904, është gruaja e dytë më e vjetër në botë.
Gruaja më e vjetër në botë është japonezja, Kane Tanaka, e cila ka festuar ditëlindjen e 118-të më 2 janar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











