Lajme
1130 infeksione të reja dhe 16 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër
Mesatarja e 7 ditëve të kaluara është 1032 ose 3 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 1130 raste të reja pozitive me kosonavirus, të regjistruara në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve të kaluara është 1032 ose 3 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht tregon një rritje të lehtë, raporton srf.ch.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 5.1 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.
Numri i testeve të kryera në një mesatare 7-ditore është 23,999 teste në ditë, që është 6 për qind më i ulët se një javë më parë.
BAG raporton 16 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7 ditore është 6 të vdekur në ditë ose 38 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 932 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 78.0 për qind të shfrytëzuar ndërsa, përfshirë shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 69.0 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










