Lajme
1126 raste me virusin e ri, “në mars, ky mund të jetë varianti mbizotërues”
“Rreth gjysma e tyre mund të klasifikohet në variantin e virusit britanik, 26 të tjerë në variantin nga Afrika e Jugut ndërsa rreth 500, me burim të panjohur"
BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik” është e shqetësuar për mutacionet e virusit. Deri më tani, variante të tjera të koronës janë zbuluar në 1126 mostra, ka thënë në konferencën për shtyp në Bernë, Patrick Mathys nga BAG, shkruan srf.ch.
“Rreth gjysma e tyre mund të klasifikohet në variantin e virusit britanik, 26 të tjerë në variantin nga Afrika e Jugut, thotë Matthys, transmeton albinfo.ch. Por pak më shumë se 500 mostra nuk janë klasifikuar akoma në asnjë variant.
Për fat të mirë, mutacioni i kurorës nga Brazili nuk është zbuluar ende në Zvicër “.
“Ne jemi optimistë të kujdesshëm” ka vazhduar Mathys. “Rënia e numrave nuk është ende aq e fortë sa e paramendojmë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të vazhdojmë të respektojmë kufizimet e kontaktit”.
Situata aktuale është e vështirë të vlerësohet, ka thënë në vazhdim shefi i task forcës shkencore, Martin Ackermann. Është për të ardhur mirë që numri i rasteve ka rënë gjatë pushimeve, përcjell albinfo.ch. Task-forca nuk e priste domosdoshmërisht atë.
Ai shprehimisht lavdëron popullatën për këtë. “Kjo tregon se për çfarë jemi të aftë”.
Ackermann thotë se është e paqartë nëse i ashtuquajturi variant britanik i koronavirusit (B.1.1.7) është më vdekjeprurës sesa varianti konvencional.
Në muajin mars, ky variant ka mundësi të përbëjë rreth gjysmën e infeksioneve në Zvicër, thotë shefi i task forcës. Për më tepër, nga pikëpamja e task forcës, vështirë se mund të parandalohet që B.1.1.7 të bëhet varianti dominues i virusit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












