Lajme
111 shqiptarë kërkohen nga INTERPOL-i
Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL) po kërkon gjithsej 7,187 persona.
Prej tyre, 707 gra kërkohen nga INTERPOL dhe 6,475 burra. Disa nga personat të cilët kërkohen nga INTERPOL nuk kanë të dhëna të detajuara se nga cilat vende janë.
Nga gjithë këta persona të kërkuar nga INTERPOL në mesin e tyre janë edhe 111 shqiptarë të cilët figurojnë në ueb-faqen e INTERPOL se janë nga Shqipëria, shkruan kallxo.com.
Personat shqiptar të kërkuar nga INTERPOL janë nga mosha 27 vjeç deri në moshën 74.
Personat të cilët janë të kërkuar nga INTERPOL janë me njoftime të kuqe.
Njoftimet e kuqe lëshohen nga ana e INTERPOL për të arratisurit apo për të kërkuarit që kanë kryer ndonjë vepër penale. Të njëjtit pasi arrestohen dërgohen në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i Kuq sipas INTERPOL-it është kërkesë e zbatimit të arrestimit të personit i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtarisht.
Në Organizatën Ndërkombetare të Policisë Kriminale janë të përfshira gjithsej 194 shtete, ku INTERPOL ndihmon
policitë e këtyre shteteve për të arrestuar të kërkuarit e tyre.
Të kërkuarit e tjerë nga INTERPOL janë nga Argjentina, Rusia, El Salvador, Pakistani, Peru, Kina, Bolivia, Kanada, Uruguai, Franca, Bosnja dhe Hercegovina, Paraguaj, Panama, Kolumbia, Polanda, Azerbajxhani e shumë vende të tjera.
Në ueb-faqen e INTERPOL vërehet se më së shumti persona të cilët janë në kërkim janë nga Rusia dhe Argjentina, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









