Kosova
1100 persona aplikuan për marrjen e shtetësisë së Kosovës
Ani pse shumë kosovarë duan të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ka persona të huaj që duan të jenë shtetas të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një prononcim për mediat e Kosovës, Liridon Neziri, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, tha se kërkesat për shtetësi të Kosovës kryesisht janë për bashkim familjar dhe në toatal kishte 1 mijë e 100 kërkesa.
Vlen të theksohet se nga mbi 1 mijë kërkesa për marrjen e shtetësisë së Kosovës, prej tyre mbi 400 janë të aprovuara, ndërkaq prijnë kërkesat për bashkim familjar, kërkesa nga diaspora, ndërkaq një numër i vogël janë edhe kërkesat për marrjen e shtetësisë në bazë të qëndrimit. Liridon Neziri, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
Sipas tij, e drejta për ta marrë shtetësinë përmes qëndrimit në Kosovë, zgjat deri në dhjetë vjet. Fillimisht personat duhet të kenë leje qëndrimi të përkohshëm për 5 vjet, e pastaj të marrin lejeqëndrimin edhe për 5 vjet të tjera.
“Minimumi i qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës për të marrë shtetësinë në bazë të qëndrimit, është 10 vjet”, tha Neziri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












