Shqipëria
BE, 110 milionë euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri
Bashkimi Evropian në dhjetë vitet e fundit ka kontribuar me 110 milionë euro në Shqipëri
Bashkimi Evropian po vendos në fokus jetën e qytetarëve në Shqipëri. Burime zyrtare nga delegacioni i BE pohojnë për “Deutche Welle” se viti 2018 do të jetë një vit ku sektori i ujit dhe kanalizimeve do të jetë prioritar për BE duke vijuar vëmendjen ndaj furnizimit me ujë të pijshëm, sektorit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të zeza në rajonet bregdetare, ku në 10 vitet e fundit ka kontribuar me 110 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Në sajë të kësaj mbështetjeje dhe në bashkëpunim me Kfw gjermane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në qytetet Fier, Gjirokastër, Lezhë, Sarandë, Berat-Kuçovë, Lushnjë dhe Kamzë është rinovuar infrastruktura e ujit dhe këto qytete janë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë, raporton “DW”.
BE po planifikon një program të ri investimi në sektorin e ujit dhe kanalizimeve me një kontribut prej 24 milionë eurosh në partneritet përsëri me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane.
Duke vlerësuar kapacitetet operative dhe aftësitë profesionale, si përbërës thelbësorë për një shërbim efikas dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët, BE do të vërë në dispozicion të tyre gjatë 2018-ës një grant tjetër prej 4 milionë eurosh për menaxhimin e integruar të ujit dhe ujërave të zeza, në partneritet me qeverinë gjermane dhe zvicerane.
Gjermania mbetet vendi anëtar i BE-së me kontributin më të madh në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve në Shqipëri. Deri tani në këta sektorë janë miratuar projekte me financim gjerman që arrijnë në 130 milionë euro. Për furnizimin me ujë 24 orë janë në zbatim e sipër projektet në Korçë, Kavajë, Krujë, Kuçovë, Lushnjë dhe Pogradec.
Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 për Shqipërinë, Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania po kontribuon fuqishëm që në peizazhin e gjithë qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë depozitat e ujit t’i mbeten të shkuarës.
Investimet në sektorin jetik të ujit krahas rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës pritet te kontribuojnë për t’u dhënë një perspektivë jete në Shqipëri qytetarëve të saj, sidomos rinisë si dhe për të frenuar migrimin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













