Kosova
11-vjeçari kitarist, Evropiani i vitit

11-vjeçari Ledion Halitaj së fundmi është vlerësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me çmimin “Evropiani i Vitit”.
Ledioni thotë se në mbrëmjen e ndarjes së çmimit, kishte shumë njerëz që po e shikonin. “Por, nuk kishte problem. Më motivon shumë që të arrijë edhe suksese të tjera”, është shprehur ai për Radio Evropa e Lirë.
Fituesi zgjidhet përmes votave të publikut kosovar në rrjete sociale dhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e 11-vjeçarin edhe fener shprese.
“Ky kitarist klasik 11-vjeçar, jashtëzakonisht i talentuar, është një model i vërtetë dhe një fener shprese. Më shumë të rinj kosovarë duhet ta zgjedhin artin si thirrjen e tyre”, u shpreh ambasadori, përcjellë albinfo.ch.
Dashurinë për këtë instrument, 11-vjeçari nga Prishtina e kishte prej se ishte shumë i vogël, ndërsa prindërit i bindi t’ia blinin një kur ishte rreth 9 vjeç.
“Kitarën e kam pasur qejf shumë dhe atë kitarë e kam mbajtur në katër festivale dhe pastaj e kam blerë kitarën e re”, tregon Ledioni për Radion Evropa e Lirë.
Në vitin 2020, Ledioni u regjistrua në shkollën private të muzikës “Beethoven” në Prishtinë, ndërsa në shtator të atij viti fitoi çmimin e parë në një festival ndërkombëtar të kitarës, i organizuar në Transilvani të Rumanisë, përcjellë albinfo.ch.
Karriera e tij shpërtheu me pjesëmarrje të shumta në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Ai sot numëron 15 çmime nga këto festivale e tashmë po përgatitet për koncertet dhe festivalet me prezencë fizike. “Por, prej këtij viti po përgatitem për festivale të radhës [me prezencë fizike]”, tregon i entuziazmuar 11-vjeçari.
Ledioni vijon mësimet në klasën e gjashtë në Shkollën Fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, ndërsa mësimet e kitarës i ndjek dy herë në javë.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri