Bota
11-vjeçares ia heqin shaminë nga koka dhe i shkulin flokët
Në momentin që një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare nga Osnabrücku në Gjermani po hipte nga autobusi, një person i panjohur ia ka hequr shaminë nga koka. Autori ka qenë në një grup prej disa personave të cilët paraprakisht kishin dalë nga një kafene
Policia gjermane tani është në kërkim të një personi, i cili në stacionin e autobusëve ia ka hequr shaminë nga koka një vajze njëmbëdhjetëvjeçare, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Vogëlushja ka dashur të hipë në autobus, kur papritmas personi ia ka rrëmbyer shaminë nga koka.
Sipas një zëdhënësi policor nga Osnabrücku, nuk përjashtohet mundësia që veprimi i tillë të ketë prapaskenë ksenofobike. Vogëlushes i janë shkulur edhe disa qime flokë, fillon të qajë dhe vazhdon rrugën për në shtëpi.
Sulmuesi ka qenë në një grup prej pesë deri gjashtë personash, të cilët dyshohet se pak kohë më herët kanë dalur nga një kafene. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në afërsi të stadiumit në Osnabrück.
Është shumë e mundur që sulmuesi të jetë ndonjë nga tifozët e futbollit të cilët paraprakisht e kanë shikuar ndeshjen në mes VfL Osnabrück dhe Carl Zeiss Jena.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











