Shqipëria
11 hapat drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta
Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta, maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.
Maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
- Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit, gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.
- Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.
- Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
- Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.
- Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon Kuvendit.
- Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.
- Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë – 3 muaj.
- Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
- Në sesionin e ri parlamentar në Kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit hetimor.
- Kuvendi më pas, bazuar në këtë raport, vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.
- Votimi i Parlamentit shkon për t’u certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











