Lajme
103-vjeçarja shërohet nga koronavirusi
Një burrë 100-vjeçar i prekur nga virusi po ashtu u shërua në Wuhan këtë javë, pasi u trajtua nga mjekët ushtarakë.

Informacionet e fundit tregojnë se një grua 103-vjeçare është bërë personi më i vjetër që mundi koronavirusin dhe është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë, përcjell albinfo.ch.
Zhang Guangfen u shërua nga sëmundja pasi mori trajtim për vetëm gjashtë ditë në një spital në Wuhan – qyteti kinez në qendër të shpërthimit të virusit.
Thuhet se rimëkëmbja e shpejtë e 103-vjeçares erdhi ngaqë nuk kishte probleme të rënda shëndetësore, përveç bronkitit të butë kronik”, tha mjeku i saj, Dr Zeng Yulan, para gazetarëve. Ajo u diagnostikua në Spitalin Liyuan, Kolegji Mjekësor Tongji, në Wuhan më 1 mars shkruajnë mediat e huaja.
E moshuara u diagnostifikua me virusin CO-VID 19 më 1 mars në Spitalin e Filalit Liyuan të Kolegjit Mjekësor Tongji në Wuhan.
Ajo ishte në gjendje kritike dhe me mezi komunikonte me mjekët kur u pranua në spital.
Zhang gradualisht u shërua pasi iu nënshtrua sesionet e kujdesit gjatë gjithë ditës dhe terapive ushqimore, shtoi Liao.
Gazeta publikoi një video, ku tregohej se gruaja po dilte nga spitali për t’u transportuar me një ambulancë që po e priste me një grup mjekësh dhe ajo u kthye në shtëpi të martën.
Një burrë 100-vjeçar i prekur nga virusi, po ashtu u shërua në Wuhan këtë javë pasi u trajtua nga mjekët ushtarakë. 11 milionë banorët e Wuhan kanë qenë në bllokim që nga fundi i janarit. Sëmundja ka infektuar më shumë se 80,700 njerëz në Kinë dhe ka vrarë më shumë se 3000. Sidoqoftë, infeksionet e reja në Hubei vazhdojnë të stabilizohen. /Albinfo.ch
Çin'in Wuhan kentinde ortaya çıkan ve tüm dünyada hızla yayılmaya devam eden koronavirüse yakalanan 103 yaşındaki bir kadın altı günlük tedavinin ardından taburcu oldu. Vuhan kentinde yaşayan Zhang Guangfen adındaki kadın, şimdiye dek iyileşen en yaşlı kişi oldu. pic.twitter.com/AbNGdM7iDH
— ANKA Haber Ajansı (@ankahabera) March 11, 2020
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026