Lajme
100 vjet Pavarësi, nisin festimet në Tiranë
Të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë ishin edhe parlamentarë të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi dhe Kori Diplomatik
Kuvendi i Shqipërisë mblodhi në sallën e tij përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare, për të celebruar të bashkuar nisjen e kalendarit të veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Me deklarata emocionale për ditën që përkon edhe me 544 vjetorin e prijësit dhe heroit kombëtar Gjergj Kastioti Skëndërbe, udhëheqës dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, celebruan nisjen e ditëlindjes kombëtare të shqiptarëve.
Të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë si nga pozita dhe opozita, ishin anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi, ndërsa në llozha ishin akomoduar përfaqësues të trupave diplomatike të akredituar në Shqipëri.
Punimet e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë me atmosferë festive nisën jashtë ambienteve të Kuvendit ku u përformuan këngë e valle popullore nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore e Tiranës.
Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së kalendarit të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se sot përfaqësues nga mbarë trevat shqiptare mblidhen në ditën kur prijësi i vendit mbylli sytë.
“Jemi mbledhur në ditën kur mbylli sytë prijësi i vendit, Skënderbeu, në një akt të madh nderimi ndaj atij të cilit i detyrohemi ekzistencën e kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur si përfaqësues të të gjitha trevave për të estuar fillimin e 100 vjetorin e pavarësisë. Këtë ngjarje ja dedikojmë faktit që ne në çdo kohë, në çdo furtunë qëndruam së bashku, thellë në shpirtin, zemrën dhe aspiratën e shqiptarëve. Thellë në shpirt qëndron parimi një komb, një qëndrim, asgjë nuk mund të ndajë shpirtin e një kombi, trupin po. Lavdi Zotit ne vijmë të lirë në sallë se qëndruam së bashku”, deklaroi Berisha.
Kryeministri shqiptar u shpreh se një nderim i madh në këtë ditë i takon plakut të urtë të Vlorës, i cili u shpreh kundra qëllimit të tryezave botërorëe për fshirjen e shteti shqiptar nga harta.
“Pavarësia e Shqipërisë ishte imponim i luftërave shqiptare në Kosovë dhe trevat të tjera. Sot nderimi më i madh i takon plakut mendjendritur, gjeniut vizionar, Ismail Qemali, i cili në rrethanat më të vështira kombëtare dhe ndërkombëtare shpalli në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë, ndonëse në 1/3 e vendit. Ky vizionar e kishte të qartë se në tryezat e kohës ishte qëllimi fshirja nga harta e botës e shqiptarëve dhe shtetit të tyre”, u shpreh Berisha.
Berisha në seancën speciale për çeljen e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë se kontribut të çmuar dhe të madh për konsolidimin e shtetit shqiptar dha, Ahmet Zogu.
Berisha e vlerësoi këtë përvjetor të 100-të të pavarësisë si kryengjarja e një shekulli për shqiptarët.
Duke kujtuar vitet ’90, kryeministri tha se në ato vite parim themelor, ishte cështja kombëtare. “Në vitet ’90 ne shpallëm si parim themelor çështjen kombëtare, si yllin polar të politikës shqiptare. Ky është një shekull i përpjekjeve dhe sakrificave tona të mëdha mbarëshqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni et”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përshëndeti seancën speciale që organizoi Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Krasniqi theksoi se pavarësia e Shqipërisë, data e shpalljes së saj, është një datë e vecantë dhe për Kosovën, pasi nga ajo datë pati vetërilindije dhe rilindje.
Sipas Krasniqit, emra të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari që mund të barazohen me simiozën mençuri dhe trimëri, sollën përvjetore të tillë që nuk mund të jenë veç bazament reflektimi. Sipas, Krasniqit, politika sot duhet të marrë shembull nga këta emra.
Më tej, Krasniqi theksoi se Shqipëria pavarësisht se nga kush qeveriste është dhe do të mbetet, shtet i shqiptarëve, kudo ndodhen ata. “Mund të ndërrohen formacione të administrimit, por Shqipëria, shteti i shqiptarëve, të gjallë e të shuar do të jetojë për jetë të jetëve. Të nderuar bashkëkombës, në këtë përvjetor jubilar nuk dua të fsheh ndjenjën e krenarisë, kënaqësinë, e kundërta do më ç’përfytyronte, Shqipëria do jetë në jetë të jetëve e lirë dhe e pavarur”.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj hapëse nga foltorja e Kuvendit nënvizoi se sot shqiptarët celebrojnë ditëlindjen e madhe kombëtare.
Kryeparlamentarja Topalli, e cilësoi historinë e krijimit të shteti shqiptar si histori gjaku dhe djerse për ato që e jetuan dhe përcaktuan të ardhmen e shqiptarëve.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se shqiptarët festojnë dhe i falen flamurit të Skëndërbeut, i cili përmbledh kujtimet e një kombi./
&BW/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













