Fotolajmi
100 mijë euro për terroristin nga Tunizia
100,000 euro shpërblim japin autoritetet gjermane për çdo person që do të japë informacion që do të sillte edhe kapjen e autorit të sulmit terrorist në Berlin mbrëmjen e së hënës në një treg
Tuniziani Anis Amri është shpallur si personi më i kërkuar në Gjermani pas ngjarjes së rëndë që u mori jetën 12 personave, albinfo.ch.
100,000 euro shpërblim japin autoritetet gjermane për çdo person që do të japë informacion që do të sillte edhe kapjen e autorit të sulmit terrorist në Berlin mbrëmjen e kësaj të hëne në një treg.
Gjithashtu raportohet se tuniziani i dyshuar për sulmin terrorist mbrëmjen e 19 dhjetorit në Gjermani, 24-vjeçari Amri ka qëndruar për 4 vite në burgjet italiane, për krime të ndryshme.
Mediat italiane bëjnë të ditur se 24-vjeçari ka mbërritur në Itali në shkurt të 2011-s, periudhë kjo kur Tunizia ishte e përfshirë nga trazirat dhe mijëra persona lanë vendin.
Edhe pse pas përfundimit të dënimit në vitin 2015 Italia ka nisur procedurat e deportimit, por Anis Amri nuk u kthye në Tunizi, pasi autoritetet e këtij shteti nuk iu përgjigjën në kohë procedurave. Po këtë viti, sipas mediave italiane ai u largua për në Gjermani.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











