Shqipëria
10-vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që ia rrëmbeu tërmeti, apel për psikologët
Vogëlushi Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar të ikë nga spitali
Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin, Kastriotin dhe vajzën e saj, Drita Cakonin, 15 vjeçe, nga tërmeti në Thumanë, ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç, raporton tch.
Po ashtu, Manjola momentalisht gjendet e shtruar në Spitalin e Trumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10-vjeçarin.
Nga ana tjetër, vogëlushi Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.
Ndërkohë kujtojmë se kreu i familjes Cakoni, Kastrioti, bashkë me të bijën Drita Cakoni, 15 vjeçe, humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën, i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












