Lajme
10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë: Jemi të rrezikuar!
Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze, kërkojnë ndihmë përmes Top Channel për t’u rikthyer në Shqipëri.
Mësuesi M. Corja kontaktoi me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliun, të cilit përmes një mesazhi në “whatsapp” i thotë:
“Bashkë me nëntë miqtë e mi, ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptar mund të na ndihmojë të kthehemi, pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”.
M. Corja, njëri nga 10 mësuesit që apelon për ndihmë, po ashtu thotë:
“Këtu në Changsha, një qytet me 7 milionë banorë, ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë që ka 18 te infektuar, por ka më shumë. Shifra e saktë nuk jepet, pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi, janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










