albinfo.ch
CH-Ballkani
10 euro për Shipkovicën
Aksion humanitar për t'u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet gushtit në Tetovë
Entuziazmi për jetë i shipkovicasve është thyer rëndë më tre gusht dhe ata presin ndihmën tuaj. Me 10 euro apo franga zvicerane, ju mund t’ua ktheni banorëve shpresat për jetë!
Cunami i Tetovës ka goditur më së keqi banorët e fshatit Shipkovicë. Atje është shkatërruar pothuajse çdo gjë: në fshat nuk ka kushte për jetë, mbi 30 shtëpi janë dëmtuar rëndë, mungon higjiena, është shkatërruar rrjeti i ujësjellësit dhe rrugët janë të pakalueshme.
Shipkovicasit kanë krijuar një̈ Kë̈shill emergjent, i cili po merret me riorganizimin e jetës në fshat. Sipas tyre, vërshimet llogaritet të kenë shkaktuar dëme në vlerë prej pesë milion Eurosh vetëm në Shipkovicë dhe pa ndihmën e të tjerëve, atje me dekada nuk do të mund të kthehet normaliteti i jetës, pasi që mundësitë vetjake për rindërtim janë të kufizuara.
Shkatërrimet që kanë lënë pas vërshimet e gushtit në Tetovë janë të tmerrshme! Një cunami i frikshëm ka lënë pas dhimbje e mjerim, i cili nuk tejkalohet dotë pa përkrahjen e bashkëkombësve, vlerësojnë iniciatorët e këtij aksioni për Zvicër, Isuf Sherifi dhe Shemsi Gjura, anëtar i shoqatës „Shipkovica Charity“.
„Si rrjedhojë e interesimit të madh, pas mbledhjeve interne që kishte shoqata „Shipkovica“ në Zvicër dhe Gjermani, është dalë me qëndrim që të fillohet aksioni në ndihmë të Shipkovicës“, vlerësojnë Shemsi Gjura dhe Isuf Sherifi.
Ky aksion ka karakter solidarizimi dhe janë të ftuar të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë ta bëjnë me të holla në xhirollogarinë e Shoqatës „Shipkovica“ në Gjermani, ftojnë ata.
„Aksioni është menduar të quhet “10 franga ose euro për Shipkovicën”, mirëpo kjo nuk ia ndalon askujt të mos e përkrahë me më shumë të holla aksionin“, shprehet poeti dhe publicisti tetovar, Isuf Sherifi.
Ju mund të ndihmoni duke paguar të hollat në xhirollogarinë:
Shipkovica Charity Ev
Hamburger Volksbank eG
Homerbrook str. 63-65
20097 Hamburg Germany
IBAN: DE81201900030051400200
BIC: GENODEF1HH2
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“























