Kosova
10 ditë nga vendosja e barrikadave në veri
Vazhdojnë thirrjet për zhbllokim
Të hënën u shënua dita e dhjetë e vendosjes së barrikadave nga serbët në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Serbët po e kundërshtojnë arrestimin e ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, nëpërmjet bllokimit të rrugëve.
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare i kanë shtuar thirrjet për heqjen e barrikadave. Disa e krahasuan situatën e tanishme me atë të vitit 1999 në Kosovë.
Të dielën serbët u mblodhën në shenjë proteste pranë pikës kufitare së Jarinjës.
Organizatorët e protestës u ankuan për presion të madh, derisa i kanë bërë thirrje KFOR-it që të largohet nga këto pika, me arsyetimin se “nuk ka çka të kërkojë këtu”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret që KFOR-i t’i heqë barrikadat, derisa i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, u shpreh se barrikadat duhet të hiqen nga ata që i kanë vendosur.
Ish-zyrtari policor Pantiq, po dyshohet se ka iniciuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të vendit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













