Lajme
10 dhe 11 maj: Lorena Kengji, pjesë e ekspozitës artistike në Kreuzlingen
Lorena përfaqëson një përzierje të harmonishme të dy kulturave: shqiptare dhe zvicerane. Arti është pasioni i saj
Më 10 dhe 11 maj, nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të zhvillohet hapja (“vernissage”) e ekspozitës artistike, një hapësirë e mbushur me art, ku pjesëmarrëse është edhe Lorena Kengji.
Ajo ka lindur, është rritur dhe jeton në Zvicër. Ka përfunduar studimet në degën e ekonomisë, transmeton albinfo.ch.
Lorena përfaqëson një përzierje të harmonishme të dy kulturave: shqiptare dhe zvicerane. Arti është pasioni i saj, të cilin e ushtron me dashuri në kohën e lirë. Për Lorenën, krijimtaria është një mënyrë për të ruajtur ekuilibrin në përditshmëri, por edhe një formë për të ndarë bukurinë dhe ndjeshmërinë e artit me të tjerët – duke e sjellë atë në shtëpitë e atyre që e vlerësojnë.
Nëse do ta përshkruanim Lorenën si person, mjaftojnë vetëm pak minuta bisedë për të kuptuar se ajo është një përzierje e harmonishme e dy kulturave: shqiptare dhe zvicerane. Ajo i ruan me përkushtim vlerat dhe traditat më të mira shqiptare, ndërsa virtytet e kulturës zvicerane – si korrektësia, përpikëria dhe respekti për të tjerët – i reflekton çdo ditë në jetën e saj dhe në rrethin ndërkombëtar që e rrethon.
Lorena është një vajzë tejet e guximshme që shpreh hapur mendimet e saj, pa frikë e me vetëbesim. Me ëmbëlsi dhe zgjuarsi, ajo arrin të krijojë lidhje të natyrshme me njerëz të çdo moshe, prejardhjeje apo profesioni. Për ta njohur më nga afër dhe për të shijuar një bisedë të këndshme me të, ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën e saj artistike më 10 dhe 11 maj 2025 në Kreuzlingen.
Arti është pasioni i saj, të cilin mund ta ndiqni në ish-ndërtesën e Tour de Suisse, Wasenstrasse 22, Hyrja C, 8280 Kreuzlingen.
Pjesëmarrës në ekspozitë:
Lorena Kengji – art me tufting
Xenia Balli – pikturë
Bennet Krespach – pikturë
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja














