Bota
10 destinacione për pushime me vonesa në fluturime
Zvicra, 25.7 për qind vonesat janë regjistruar në orarin aktual të verës. Zvicra renditet në vendin e 4-të
Pasagjerët duhet të mësohen në këtë verë me vonesat e fluturimeve të aeroplanëve, sipas një analizë të publikuar nga Airhelp. Që nga fillimi i orarit të verës, më shumë se 20 për qind e të gjitha fluturimeve nuk janë realizuar siç ishte planifikuar në pothuajse të gjitha destinacionet turistike.
Në cilin vend vonesat dhe anulimet e fluturimit janë më të shpeshta, mund të shihni më poshtë. Një fluturim konsiderohet të jetë me vonesë në qoftë se starton me më shumë se 15 minuta vonesë ose tërësisht anuluar, përcjell albinfo.ch.
Destinacioni i dhjetë me fluturimet më të pasakta është Turqia këtë verë. 20.9 për qind e fluturimeve startojmë me vonesa.
Tajlanda me 22 për qind e fluturimeve të vonesave figuron në vendin e 9 në listë.
Kroacia figuron në vendin e 8-të kësaj vere, 22.2% e fluturimeve në vend nuk fluturojnë në orarin e caktuar.
Greqinë zë vendin e 7-të. 24 për qind e fluturimeve me këtë destinacion janë vonuar këtë verë.
Austria është renditur e gjashta me 24.5 për qind të vonesave të fluturimit.
Gjermania është në vendin e pestë me vonesa prej 25.4 për qind.
Zvicra, 25.7 për qind vonesat janë regjistruar në orarin aktual të verës. Zvicra renditet në vendin e 4-të.
Egjipti, renditet e treta: 27.6 për qind e fluturimeve startojnë me vonesa.
Portugalia figuron me 28.4 për qind vonesash në fluturime. Portugalia ka zënë vendin e dytë..
Tunizia (këtu një vendpushim në Port El Kantaoui) figuron në vendin e parë për vonesat e fluturimeve. 40.4 për qind e fluturimeve janë realizuar me vonesa.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














