Kosova
1 muaj paraburgim për terroristin e përfshirë në sulmet në veri
Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbajtur sot seancën dëgjimore ndaj të pandehurit V.T., i cili është arrestuar si pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, ku dje u sulmua Policia e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Seanca është mbajtur në QKUK, pasi i pandehuri është i plagosur dhe po trajtohet aty, teksa atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.
Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore.
“Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit është mbajtur dhe ka përfunduar në hapësirat spitalore në QKUK, ku është i vendosur i pandehuri V.T.”, ka thënë Gashi.
Ajo ka bërë të ditur se nesër në objektin e gjykatës do të mbahet seanca edhe për dy të pandehurit tjerë të këtij rasti.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








