Lajme
1 milion njerëz të prekur nga rritja e qirasë në Zvicër

Përafërsisht një milion njerëz në Zvicër paguajnë 30% të pagave për qira e rritja e mëtutjeshme do t’i prekë më së shumti ata që kanë të ardhura më të ulëta. Në Zvicër, 60 për qind e popullsisë janë qiramarrës, rreth 20 për qind vuajnë nga tarifat e tepërta të qirave. Llogaritet se një milion persona me të ardhura të ulëta marrin një pagë bruto prej më pak se 5000 franga në muaj dhe më shumë se një e treta e kësaj tash shkon në qira, shkruan 20minuten, përcjellë Albinfo.ch.
Sipas Caritas-it, disa shpenzojnë më shumë se 50 për qind të pagave të tyre për qira edhe pse rregulli i përgjithshëm thotë se qiraja nuk duhet të kalojë një të tretën e të ardhurave.
Situata duket se do të përkeqësohet pas qershorit kur pritet të rritet edhe norma e interesit në referencë. Për herë të parë pritet një rritje prej 0.25 pikë përqindjeje dhe do të ndikojë edhe në qiratë ekzistuese, raporton 20minuten, përcjell Albinfo.ch.
Përpos rritjes në verë edhe në vjeshtë ekspertët presin rritje të tjera të çmimeve. Rritja në qira do të jetë 4% dhe rritja në shërbime do të jetë 40% paralajmërojnë ekspertët.
Shoqata Zviceriane e Qiramarrësve ka thënë që personat me të ardhura të ulëta penalizohen dyfish, sepse zakonisht jetojnë në ndërtesa të vjetra që ngrohen kryesisht me gaz ose naftë dhe janë të izoluara keq. Kështu janë duke kërkuar strehim të përballueshëm. “Komunat nuk janë të interesuara për banesa të përballueshme, sepse atëherë hyjnë njerëz me të ardhura të ulëta ose përfitues të mirëqenies sociale, të cilët vështirë se sjellin taksa për komunitetet, por më tepër kosto shtesë”, thotë Lorenz Bertsch nga Caritas, shkruan 20minuten, përcjellë Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri