Shqipëria
1 milion dollarë i dhuron “Bankers Petroleum” për rindërtimin e banesave
Kompania më e madhe naftënxjerrëse në vend, ka dhuruar 1 milionë dollarë për banorët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit
Njoftimi i fundit tregon se “Bankers Petroleum”, kompania më e madhe naftënxjerrëse në vend, ka dhuruar 1 milionë dollarë për banorët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. Përmes një deklarate, Bankers thekson se këto ditë kanë qenë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Duke shprehur hidhërimin dhe ngushëllimin për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet, Bankers njofton se do të ndihmojë në rindërtimin e banesave të shkatërruara.
Kujtojmë që dy ditë më parë, Bankers Petroleum u solidarizua me banorët e prekur, teksa shpërndau ndihma për ta dhe nisi mbledhjen e donacioneve.
“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe të gjithë ne që e shohim veten si pjesë e këtij vendi të shkëlqyer. Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehe, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme.
Me siguri, këto sprova na kujtojnë se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojmë- me ndihmën dhe mbeshtetjen e njëri-tjetrit. Prandaj, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverise shqiptare 1 mln USD për rindërtimin pas tërmetit”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











