Shqipëria
1 miliardë dollarë dërgesa në Shqipëri për një vit
Shteti, nga i cili Shqipëria merr më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë
Njësia kërkimore “Pew Reserarch Center”, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Sipas raportit, rreth 1 miliardë dollarë remitanca u dërguan në Shqipëri nga shtetet e tjera në vitin 2016.
Remitancat, sqaron raporti, janë fonde, ose asete të tjera, që migrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. Të dhënat raportohen nga Banka Botërore dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare, raporton ‘Monitor’.
Shteti, nga i cili Shqipëria merr më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është Italia, me 382 milionë dollarë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total, përcjell albinfo.ch.
Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.
Në botë, vlerësohet se rreth 574 miliardë dollarë u dërguan nga emigrantët tek të afërmit në vendet e tyre në 2016, një rënie prej 1% nga 2015, kur shuma ishte 581 miliardë dollarë, sipas ekonomistëve në Bankën Botërore.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











