Lajme
Google investon 1 miliard euro në Gjermani
Mediat botërore shkruajnë se gjiganti teknologjik Google ka njofuar se po planifikon të investojë një miliard euro në ndërtimin e dy qendrave të reja të të dhënave në Gjermani, për të forcuar pozicionin e tij në treg dhe për të shmangur problemet rregullatore dhe ligjore, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se qendra e të dhënave Hanau do të jetë vetëm 20 kilometra larg qendrës më të madhe të internetit në botë, DE-CIX, tha Philipp Justus, kreu i Google për Evropën Qendrore.
Ndërtesa me katër kate, në një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej rreth 10.000 metrash katrorë, do të bëhet plotësisht funksionale vitin e ardhshëm, shtoi ai.
Paralelisht, Google do të krijojë një “rajon cloud” të ri në Berlin-Brandenburg, megjithëse nuk specifikoi se ku do të vendoset qendra e re e të dhënave.
Qëllimi kryesor i “rajoneve cloud” të Google është të sjellë shërbimet e kompanisë më pranë klientëve dhe shpejtësia e transferimit të të dhënave do të përmirësohet ndjeshëm në krahasim me atë përtej Atlantikut.
Përdorimi i qendrave të të dhënave në Shtetet e Bashkuara mund të shkaktojë probleme ligjore dhe rregullatore kur bëhet fjalë për shërbimet për përdoruesit evropianë.
Si pjesë e investimit, gjiganti amerikan i internetit gjithashtu planifikon të rrisë sasinë e energjisë elektrike të marrë nga burimet e rinovuara për nevojat e furnizimit të qendrave të reja të të dhënave, të cilat konsumojnë shumë energji elektrike.
Partneri i saj lokal i energjisë Engie Deutschland do të furnizojë rrjetin gjerman të energjisë me më shumë se 140 megavat energji elektrike nga energjia diellore dhe e erës në vitet e ardhshme, tha Google.
Plani do të kërkojë ndërtimin e një centrali të ri 39 megavatë dhe 22 fermave me erë, në mënyrë që “nga viti 2022, në çdo kohë të caktuar, rreth 80 për qind e energjisë së shpërndarë në infrastrukturën e Google të vijë nga burime pa karbon”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












