Shkurt.ch
1 Gushti festohet nën rrezet e diellit

Ata që kanë pritur të hënën për të festuar festën kombëtare kanë pasur të drejt, me që moti tregohet shumë i përshtatshëm. Ndryshe nga një ditë më parë, ku shumë festimet janë ndërprerë për shkak të stuhi ve të shumta. Pra festa e 1 Gushtit pralajmeron një ditë festive rrezatues.
Pjesa frankofone e Zvicrës nuk ka pasur kënaqësinë të gëzon praninë e një Këshilltari federal të dielën. Të katër këshilltarët të cilët kanë bëre »fjalimin e tyre tashmë kanë janë shprehur në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës si dhe në Ticino për të siguruar kohezionin kombëtar.
Si president, Johann Schneider-Ammann do të jetë i pranishëm në të tre rajonet gjuhësore. Përveç kantonit të tij ( Bernë), ai do të udhëtojë të dielën në Bussy-Chardonney (VD). Didier Burkhalter dhe kolegët e tij do të shkojnë në Vallorbe dhe Guy Parmelin në Avenches. Por këta do të shprehen edhe në pjesën gjermanofosë të Zvicrës.
Alain Berset dhe identiteti zviceran
Përveç Presidentit të Konfederatës, i cili shkoi në Ticino, këshilltarët federal të tjerë të cilët kanë folur tashmë të dielën, kanë përzgjedhur tema shumë të ndryshme. Në përurimin e Muzeut Kombëtar të Ndërtimit në Cyrih, Alain Berset ka thënë se “nuk mund të ketë dy Zvicëra, ne kemi vetëm një” çelësi i suksesit është ruajtja e ekuilibrit social dhe rajonalë.
Fryma e kohës në Zvicër, si kudo, është shënuar nga tërheqja, frika e së ardhmes dhe ruajtja e asaj që kemi. “Identiteti ynë i luhatshëm mund të jetë në mënyrë paradoksale një forcë e madhe, sepse kjo na shtyn të shpikë gjëra të reja », tha Alain Berset. Ky fakt i ka siguruar Zvicrës një avantazh mbi Evropë.
Referenca për Gotthelf
Këshilltari i tretë federal foli të dielën, Ueli Maurer është frymëzuar nga “merimanga e zezë” e Jeremias Gotthelf. Kjo histori paraqet “ngjashmëri të çuditshme dhe shqetësuese me kohen e sotme”, ka thënë Maurer.
Guy Parmelin është frymëzuar nga mitet themeluese të vendit tonë (…), që shpjegojnë « jetëgjatësinë e kohezionit dhe të besimit që banoret e Zvicrës kanë në mes njeri tjetrit. ” 1 gusht është koha e duhur për të menduar për këtë, ka thënë ai në Rorschach (SG).
Duke fuqizuar ideologjinë zvicerane, këto mite mundësojnë që theksojmë frymën e rezistencës dhe pavarësinë e etërve tanë, trimërinë e tyre, kryelartësinë e tyre dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Si shembull i kohezionit kombëtar, kantoni i Vaud ishte i ftuari i nderit në komunën e vogël (Niedwald) në qytetin Stansstad.
Në Pallatin Federal hapen dyert
Si çdo vit, Pallati Federal ka hapur në Bernë, që nga ora 9:00 deri në ora 16:00. Publiku mund të shëtiteni aty dhe të mësojë gjëra në lidhje me funksionimin e Parlamentit. Presidentët e të dy dhomave do të pranishëm, siç ju ka njoftuar albinfo.ch më parë- Christa Markwalder dhe Raphael Comte. Ata do të ju përgjigjen pyetjeve tuaja në ora 10:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme Qeveria austriake ka njoftuar masa të reja shtrënguese në kuadër të konsolidimit buxhetor, të cilat do...
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç