Bota
1.7 milionë gjermanë punojnë jashtë orarit
Gjermanët janë duke punuar gjithnjë e më shumë jashtë orarit dhe shumë shpesh edhe gjatë fundjavës, njofton Ministria gjermane e Punës, transmetonalbinfo.ch.
“Numri i të punësuarve, të cilët rregullisht punojnë më shumë se 48 orë në javë për 20 vjetët e fundit është rritur me 30 për qind”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës. Numri i të punësuarve, të cilët rregullisht punojnë jashtë orarit, u rrit edhe për 1.7 milionë.
Çdo i katërti punëtor është përherë ose përkohësisht i detyruar të punojnë gjatë fundjavës, derisa femrat kanë qenë më të prekura nga ky fenomen se sa burrat, shton Ministria e Punës së Gjermanisë, duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave.
Partia e Majtë paralajmëron rrezikun nga fleksibiliteti i mëtejshëm i tregut të punës dhe rritjes së presionit mbi punonjësit për të pranuar këto operacione jokonvencionale.
“Gjithnjë e më shumë punonjës punojnë natën, mbrëmjeve dhe gjatë fundjavës, ndërsa Ministria e Punës ka plane për ta zbutur Ligjin e punës”, ka thënë zëdhënësja e majtë për çështje sociale, Utah Krelman.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










