Lajme
1.600 mërgimtarë aplikuan në KQZ për zgjedhjet lokale
Formulari i plotësuar së bashku me dokumentet e bashkangjitura duhet të arrijnë në komisionin qendror deri në këtë datë, pra deri më 23 gusht. Aplikimi mund të bëhet përmes tri mundësive, përmes fahut postar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pastaj përmes faksit të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga tre email adresat
Kur kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përmbylljen e afatit për të aplikuar për regjistrim për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri tash kanë aplikuar rreth 1600 mërgimtarë.
“Kjo periudhë ka filluar më datë 16 korrik dhe do të përmbyllet më datë 23 gusht 2017 të këtij viti. Pra prej datës kur ka filluar kjo periudhë deri në përfundim mund të themi se kjo është nga periudhat më të gjata sa i përket procesit të zgjedhjeve lokale për shkak të kohës së madhe që ka në dispozicion, pra janë gjithsej 39 ditë.
Formulari i plotësuar së bashku me dokumentet e bashkangjitura duhet të arrijnë në komisionin qendror deri në këtë datë, pra deri më 23 gusht. Aplikimi mund të bëhet përmes tri mundësive, përmes fahut postar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pastaj përmes faksit të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga tre email adresat të cilat janë të shërbimit votues të cilat janë në dispozicion”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për kosovapress.
Ai ka shtuar se nga 1600 aplikimet, më shumë se 1400 kanë ardhur përmes tri email adresave të shërbimit votues.
Lidhur me votimit e diasporës nëpër ambasada e konsullata, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se mënyra e regjistrimit për votim të jashtëm është e rregulluar me ligj dhe rregulla zgjedhore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















