Lajme
1.4 milion euro nga Zvicra, për të prekurit nga tërmeti
Pas tërmetit të 26 nëntorit, një përgjigje e shpejtë ka ardhur nga Zvicra ndaj thirrjes së Shqipërisë për mbështetje ç’ka ka sjellë lehtësim për mbi 5,200 banorë të prekur.
Mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milion euro, ndërsa një fond prej 450,000 eurosh është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore.
Mbështetja direkte u ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve, duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë, siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës. Tri linjat e para të veprimit, përfshirë inspektimin nga inxhinierë të strukturave, strehimin dhe një skemë pilot për mbështetje financiare.
“Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efiçente dhe gjithëpërmbledhëse”, thotë ambasadori zviceran Adrian Maître.
“Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bernë, Ambasada dhe projektet tona bashkërenduan dhe dhanë maksimumin e mundshëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Gjithashtu, pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne ramë dakord që të shtojmë mbi 450,000 euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura”, deklaron ambassador Maître.
Faza e re e mbështetjes fokusohet në rindërtimin e të paktën 5 qendrave në Durrës dhe përreth, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze strukturore nga tërmeti dhe të cilat nuk konsiderohen të sigurta për qytetarët dhe për stafin mjekësor. Rreth 45,000 banorë mbulohen nga këto 5 qendra, dhe të cilët aktualisht por marrin vetëm shërbime mjekësore minimale.
Ekipi i përgjigjes së shpejtë siguroi strehim dimëror për 1,100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo linjë e mbështetjes përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline.
Ndërkaq, për familjet më të dëmtuara, një skemë pilot për mbështetje financiare po vazhdon të mbulojë nevojat më urgjente për riparimin e shtëpive dhe për nevojat themelore.
Më shumë mbështetje nga Zvicra do të jepet bazuar në vlerësimin e nevojave që do të kryhet nga qeveria e Shqipërisë së bashku me partnerët ndërkombëtarë në janar 2020. Ambasada do të vendosë adaptime të mundshme të programit të bashkëpunimit zviceran, duke u bazuar në këtë vlerësim dhe pas diskutimeve me qeverinë dhe partnerët, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











