Lajme
1.1 milion pasagjerë përmes aeroportit “Adem Jashari” më 2020
Ardhjet e diasporës shqiptare në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”
Referuar statistikave të fundit nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” dhënë për Albinfo.Ch, del se 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020.
Nga ana tjetër, sa u përket fluturimeve në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime, apo (-49.49% nga viti 2019).
Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhejtor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019, shkruan tutje albinfo.ch.
Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitin 2020, mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i lartë i ardhjeve në Kosovë.
Ndërkohë, shtetasit nga Gjermania zënë vendin e dytë, ata nga Turqia (e Amerika) në vendin e tretë, pastaj ata nga Austria dhe Britania në vendin e katërt dhe të pesë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












