Lajme
1.1 miliardë € i shpenzojnë shqiptarët jashtë vendit
Në raportin e publikuar së fundi mbi bilancin e udhëtimeve, sipas Bankës Shqiptare, periudha kur shqiptarë shpenzojnë më shumë para jashtë është në tremujorin e tretë, që përkon edhe me pushimet e verës
1.1 miliardë euro në vitin 2016 i kanë shpenzuar shqiptarët jashtë vendit për turizëm, te familjarët e tyre emigrantë, apo për qëllime biznesi.
Bëhet fjalë për një rritje të prej 2% në krahasim me vitin paraprak, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Në raportin e publikuar së fundi mbi bilancin e udhëtimeve, sipas Bankës Shqiptare, periudha kur shqiptarë shpenzojnë më shumë para jashtë është në tremujorin e tretë, që përkon edhe me pushimet e verës, përcjell albinfo.ch.
Në verën e 2016-ës turistët dhe udhëtarët shqiptarë shpenzuan gati 370 milionë euro.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, në anën e kundërt, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme në 2016-ën, duke arritur në 1.5 miliardë lekë, me një rritje prej 13% në raport me vitin paraprak.
Rekordi i të ardhurave është arritur në verë, me 521 milionë euro.
Gjithsesi, pavarësisht prurjeve të larta të turistëve prej 1.5 miliardë eurosh, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi është rreth 390 milionë euro, për shkak të shpenzimeve të mëdha jashtë vendit, citon Banka Shqiptare në Tiranë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











