Lajme
Shtohen rastet e dhunës ndaj grave
Naime Sherifi, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë, thotë në vitin 2014, numër i dhunës në familje ka shkuar në 1200 raste
Dhuna familjare ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Derisa për çdo vit në Policinë e Kosovës është raportuar për rreth 1 mijë raste të dhunës ndaj grave në familje, në vitin e kaluar ky numër është rritur në 1200 raste. Në të shumtën e rasteve, gratë janë viktima të dhunës psikike, fizike dhe seksuale.
Në Kosovë, dhuna ndaj grave lidhet me kushtet socio-ekonomike, varfërinë dhe papunësinë dhe mosrespektimin e ligjit për barazi gjinore.
Naime Sherifi, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë, thotë se faktori i varshmërisë ekonomike i bënë gratë kosovare të pafuqishme për tu mbrojtur nga dhuna. Ajo tha se në vitin 2014 numër i dhunës në familje ka shkuar në 1200.
“Kur është fjala për statistikat, ne bazohemi në raportet e policisë sepse në të shumtën e rasteve, gratë së pari i drejtohen policisë për ndihmë … pastaj aty janë edhe institucionet tjera”, thotë Sherifi, sipas të cilës, numri i viktimave është shumë më i madh, sepse ka gra që nuk guxojnë ra raportojnë dhunën.
Ndryshe, në Kosovë aktualisht ekzistojnë shtatë “strehimore” për viktimat e dhunës familjare, në secilën qendër më të madhe dhe ekziston edhe një strehimore vetëm për fëmijë.
Naime Sherifi tregon se, në strehimoren e Prishtinës vitin e kaluar ishin të vendosura 75 viktima të dhunës familjare. Sa i përket totalit të grave të strehuara në të gjitha shtatë strehimoret anembanë Kosovës, Sherifi thotë se në vitin 2013 kanë qenë të strehuara 440 gra, ndërsa në vitin 2014 ndërmjet 460 dhe 470 viktima.
Ajo po ashtu shpjegon se, kohëzgjatja e qëndrimit të viktimave në strehimore ndryshon nga rasti në rast, citon “Koha” një interviste marrë AA.
“Ne kemi marrëveshje me Ministrinë për mirëqenie sociale, në bazë të cilës, faza e parë e rehabilitimit zgjat rreth 6 muaj. Kjo është koha optimale e qëndrimit në strehimore dhe kohë e mjaftueshme që institucionet të ndërmarrin veprime, mirëpo çdo gjë varet nga rasti. Ka raste kur qëndrojnë një vit, një vit e gjysmë apo edhe tri” thotë ajo.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











