Lajme
Aeroporti i Prishtinës, fiton tri çmime
ANP “Adem Jashari” ka fituar tri çmime të arta, atë për përgjegjësi ndaj shoqërisë; për Përfitimet e punëtorëve dhe atë; për Përkujdesje ndaj ambientit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” ka fituar tri çmime në tri kategori të ndryshe. Ai është shpërblyer me çmimin e artë për përgjegjësinë korporative ndaj shoqërisë (CSR Gold Supreme Champion 2015); Çmimin e Artë në kategorinë për Përfitimet e Punëtorëve (Gold Environmental Endeavour Sector) dhe Çmimin e Artë për përkujdesje ndaj Ambientit (Gold Award Employee Benefit Sector).
Drejtori Gjeneral i Aeroporti, Haldun Firat Kokturk u shpreh mirënjohës për këto çmime dhe për vlerësimin e ANP “Adem Jashari” si një ndër kompanitë më të suksesshme në këtë garë.
Duke veçuar këtu çmimin “Gold Award Environmental Endeavour Sector”, ai thotë se ANP ka pas parasysh sistemin më të ri të trajtimit të ujërave, sistem i cili është më i avancuari në rajon për pastrimin e mbetjeve të ujit.
“Në kohën kur ngrohja globale ka rritur shqetësimet e njerëzve në botë, ANP “Adem Jashari” ka bërë progres të shpejtë në kursimin dhe trajtimin e ujit, duke reduktuar deri në 40% sasinë e ujit që harxhohet, në krahasim me aeroportin e vjetër”, vlerëson menaxhemnti i aeroportit, raporton KP.
Për më tepër, ANP “Adem Jashari” është shpërblyer me çmimet “CSR Gold Supreme Champion 2015”si dhe “Gold Award Employee Benefit”, për themelimin e Institutit për Shërbime të Aeroportit, për të cilin 30 studentë nga Universiteti i Prishtinës ishin përzgjedhur dhe trajnuar, si dhe pas përfundimit të praktikës ju është dhënë mundësia për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të aeroportit.
ANP “Adem Jashari”vazhdon të jetë në garë si aeroport lider në Evropë, i nominuar nga “World Travel Awards 2015”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











