Lajme
Pezullohen fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit
Autoritetet suedeze ndërprenë sot fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit, duke përmendur mungesën e qartësisë pas rrëzimit në Iran të një avioni ukrainas që shkaktoi 176 të vdekur.
Agjencia publike e transporteve të Suedisë deklaroi në një komunikatë se kishte marrë vendim të tërhiqte licencën kompanisë ajrore iraniane “Iran Air”, i vetmi transportues që siguron fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit duke përmendur mungesën e qartësisë rreth aksidentit dhe sigurisë së trafikut ajror civil, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch
“Ne e kuptojmë që kjo mund të shkaktojë probleme për udhëtarët. Por, siguria e pasagjerëve është parësore dhe për këtë arsye ne kemi vendosur të ndërpresim përkohësisht fluturimet”, deklaroi Gunnar Ljungberg, zyrtar i trafikut detar dhe ajror i Agjencisë publike të Transporteve, në një komunikatë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











